Lajmet

Jahjaga, fëmijëve: Më keni lobuese të fuqishme kudo

01.06.2016 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga, fëmijëve: Më keni lobuese të fuqishme kudo
 Fëmijët në Prishtinë sot patën mundësi t’i bëjnë pyetje ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
 Nga ajo u kërkua të flas për të drejtat e fëmijëve, përgjegjësinë e institucioneve ndaj tyre, si dhe përgjegjësinë e prindërve dhe edukatorëve.

Ishin fëmijët ata që kërkuan nga Jahjaga që t’u tregojë se si duhen trajtuar fëmijët dhe çfarë duhet të bëjnë vetë ata që t’iu dalin zot të drejtave të tyre, të garantuara me ligj.

Ish -presidentja e shtetit, këshilloi ata që çdo herë të ngrisin zërin për atë që u takon, dhe jo vetëm në ditën e 1 Qershorit. Ndërkohë, u premtoi atyre se do të jetë mikja e tyre më e mirë, duke i përkrahur dhe promovuar ata brenda dhe jashtë Kosovës.

Për të shënuar 1 Qershorin, ditë kjo që në Kosovë dhe në shumicën e vendeve të botës festohet për fëmijët, Atifete Jahjaga që deri dy muaj më parë drejtonte shtetin e Kosovës, qëndroi në Degën Përkujtimore të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, bashkë me shumë fëmijë, më të cilët diskutuan për të drejtat dhe liritë tyre.

Anisa Gashi, një nxënëse e cila përmes një interpretimi mbresëlënës të një poezie kushtuar të drejtave të fëmijëve, kishte përmbledhur çdo fushë të jetës në të cilën fëmijët kanë të drejtë të gëzojnë jetesën e tyre.

Në poezinë e saj flitej për të drejtën e dashuris ë, të ushqyerit, shkollimit, socializimit me të gjithë, pa dallim feje a ngjyre, për të drejtën e vendimmarrjes dhe shumë elemente të tjera, për të cilat fëmijët e ndjenjë nevojën të jenë të përfshirë.

Duke u premtuar se çdoherë do të lobojë për të drejtat e tyre dhe se dëshiron t’i takojë shpesh që të bisedojnë për fuqizimin e zbatimit te të drejtave të tyre, Jahjaga u tha fëmijëve se duhet çdo ditë të flasin dhe jo vetëm në ditën e 1 Qershorit.

“Jo vetëm data e 1 Qershorit të jetë një ditë kur neve si institucione, si shoqëri, si qytetarë, si prindër, si arsimtarë, si aktivistë, të kërkojmë të drejtat tuaja. Por, secila ditë e vitit, duhet të jetë ditë e cila zëri juaj, zëri i fëmijëve tanë, duhet të dëgjohet dhe ju duhet të ngrisni zërin tuaj. Nuk do të thotë që t? ? jetë vetëm data e 1 Qershorit.. çdo ditë e vitit duhet të jetë e drejtë e juaj, ditë e juaj, dhe në këtë më keni lobues të fuqishëm, siç jam sot këtu, kurdoherë që të bëni organizime të tilla unë do të vijë, të flas”, tha ajo.

Ajo u gjend para pyetjeve të ndryshme nga fëmijët të cilët qenë mjaft kureshtarë për shumë fusha.

Ish-presidentja foli edhe në cilësinë e një nëne.

“Nuk e di si është ndjenja e plotë e të pasurit fëmijë. Mirëpo unë mendoj, sepse edhe unë jam fëmijë i një prindi, që nuk ka peshë në botë që mund të balancojë dashurinë e prindit për fëmijë, por njëjtë edhe të fëmijës për prindin, pa marrë parasysh nivelin e të arriturave, apo të mos-arriturave”, tha ajo.

Jahjaga tha se fëmijët çdo herë kanë qenë në fokus të saj, përgjatë kohës sa shërbente si presidente e vendit.

“Detyra e një presidenti të vendit është që si faktor i unitetit institucion, por edhe shoqëror, është të insistojë dhe të ketë tolerancë zero në zbatimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Dhe kushdo që është president i vendit duhet të insistojë në zbatimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjit, dhe atyre që janë të garantuara me dokumentet bazë të rregullimit të shtetit tonë. Është shumë e thjeshtë kur ka vullnet dhe dëshirë”, tha ajo.

Jahjaga përsëriti se, përmes avancimit të gruas, investimit në grua, arrihet avancimi i një shoqërie.

Ky organizim u bë nga organizata joqeveritare “ETEA” dhe “Rri Drejt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”.

Drejtori i bibliotekës, Munish Hyseni tha se për fëmijët nuk po bëhet sa duhet, se po flitet vetëm për 1 Qershor.

Ndërsa, Qëndresa Hyseni, drejtoreshë e organizatës “Rri Drejt” inkurajoi fëmijët që të jenë sa më të zëshëm, çdo ditë.

Në anën tjetër, Agon Ahmeti nga organizata ETEA tregoi se ky debat, bashkë me ish-presidenten e vendin, u organizua me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Në këtë organizim, u interpretuan edhe këngë nga fëmijët, dhe u zhvilluan aktivitete me lojëra, pjesë e së cilave qe edhe ish-kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje