Jahjaga: Do ta emëroj kryeprokurorin pa ndikime politike

E publikuar: 10/04/2015 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka deklaruar se për katër vite sa është në krye të shtetit ka ndikuar që pozita e presidentit mos të jetë pjesë e marrëveshjeve politike.

Ajo gjatë debatit në Lëvizjen FOL, ka thënë se vendimin për kryeprokurorin do ta marr në bazë të kompetencave që i takojnë dhe se zgjedhja do të bëhet pa ndikime politike.

Vonesa për këtë emërim sipas saj nuk është bërë nga zyra e saj por nga Këshilli Prokurorial.