Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka deklaruar se për katër vite sa është në krye të shtetit ka ndikuar që pozita e presidentit mos të jetë pjesë e marrëveshjeve politike.
Ajo gjatë debatit në Lëvizjen FOL, ka thënë se vendimin për kryeprokurorin do ta marr në bazë të kompetencave që i takojnë dhe se zgjedhja do të bëhet pa ndikime politike.
Vonesa për këtë emërim sipas saj nuk është bërë nga zyra e saj por nga Këshilli Prokurorial.