Në debatin mbi vlerat e UÇK’së është përfshirë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj. Ai ka komentuar postimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati që së fundmi qarkulluan nëpër rrjetet sociale.
Kokaj në një intervistë për Periskopin tha se kushdo që del kundër UÇK’së, është armik i tij. Sipas tij, pensioni i veteranit duhet të jetë 1 mijë euro.
‘’UÇK’ja është jo vetëm simboli, por koncepti më i dashur në jetën time. Jo pse unë kam qenë pjesë e saj, tek e fundit secili e ka obligim që t’i shërbejë atdheut. Por prej kohës së Skënderbeut e këtej, faza më e ndritshme e kombit tonë dhe e kosovarëve në veçanti është Epopeja dhe kontributi i UÇK’së, lufta, sakrifica dhe në qoftë se është diçka për me u mburrë në histori, është kjo. Këta njerëz të UÇK’së për mua janë gjithçka. Jo pse janë vëllezër dhe bashkëluftëtarë të mi, por për arsye se. Të ardhurat e UÇK’së duhet të jenë 1 mijë euro, jo minimale. Pse me e lidhë minimale. Unë s’jam për Pagë Minimale, por me ia dhanë 1 mijë euro në muajt. Ata s’kanë shku për të holla, e një jetë më të mirë e bë. Ata kanë shku për diçka tjetër’’, tha ai.
Sipas tij, Muratit veç mund t’i ketë rrëshitur ndonjë fjalë, pasi Kokaj beson se ministri nuk flet ashtu.
‘’Kushdo, qoftë se është edhe vëllai im apo prindërit e mi që kanë qenë e i du me gjithë zemër, ai që flet ashtu për UÇK’në është armik i imi. Por unë Hekuran Muratitn e njoh që kur kam hyrë këtu, një djalë miqësor, që kurrën e kurrës s’e kam dëgjuar të flasë kundër UÇK’së. Prandaj unë nuk e di se si e ka thënë dhe në çfarë konteksti e ka thënë, por nëse ai flet kundër UÇK’së, jam kategorikisht kundër. Nëse i ka rrëshqitë ajo fjalë, fundi i fundit, njerëz jemi edhe në Parlament pati shajë njëri aty. Në qoftë se është qëllimi ogurzi, qëllim i keq dhe i paluhatshëm, atëherë ai e ajo s’ka vend rrugëdalje tjetër. E nëse ai e paska tërheqë fjalën, një kërkimfalje është e justifikueshme dhe me i dhënë pikë asaj pune. Me kusht që në asnjë rrethanë e në asnjë mënyrë mos ta përsërisë. Nëse ka qenë konsekuent dhe shprehet që është kundër UÇK’së, ai s’ka vend as në shoqërinë tonë. Kushdo që është ai, qoftë edhe vëllai im”, tha ai.