Ish-ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson e cila ka përfunduar mandatin gjatë verës në Kosovë, po lobon për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Në fakt, Jacobon ka mbështetur Ambsadoren e Kosovës Vlora Citakun e cila në një postim në Facebook ka njoftuar për futjen në agjendë të cështjes së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO
“#Kosova shenon fitoren e pare drejte anetaresimit ne #UNESCO! Komiteti Ekzekutiv me konsensus miraton agjenden, bashke me kerkesesn per anetaresimin e Kosoves! Beautiful day smile emoticon
Kosovo scores first victory toëards @UNESCO membership! Executive Board approves the agenda ëith #Kosovo item on it!” ka shkruar Citaku.
Ndërsa ish –Ambasadorja ka shfaqur përkrahjen duke thënë se tani është në radhë votimi. “E dini të gjithë ju përkrahim fortë” ka komentuar Jacobson në faqen Citakut në Facebook.