Jabllanoviq: Asociacioni… nuk do të jetë OJQ, varet nga BE dhe SHBA

E publikuar: 28/06/2015 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizate joqeveritare, ka thënë për Spitnjik ish ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq.
Themelimi i Asociacionit do të jetë në rend dite në takimin e radhës të dy delegacioneve që nesër mbahet në Bruksel, që është takimi i dytë brenda me pak se një jave.

Çështja kryesore rreth së cilës po bisedohet është statusi ligjor i Asociacionit që Kosova nuk lëshon pe sa i përket rolit të saj që mos të ketë kompetenca ekzekutive.

“Prishtina ka marrë obligim për themelimin e Asociacionit. Ligji kosovar nuk e njeh termin ‘zajdenica’, që do të thotë se duhet të ndryshohet në mënyrë që të lejohet themelimi i Asociacionit. Sigurisht se nuk do të jetë OJQ, kurse çfarë përgjegjësi do të ketë varet nga marrëveshja në Bruksel dhe lehtësuesve të saj, BE-së dhe SHBA-ve”, thotë Jabllanoviq.

Ne Bruksel nesër (e hënë) do të bisedohet për telekomunikacionin, energjetikën dhe “Parkun e Paqes” në Urën e Ibrit. /Indeksonline/.