Procesi i formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës ”e serbët nuk do të duhej të e nuk do të guxonin të përkrahin këtë vendim, sepse ky vendim për popullin dhe shtetin tonë do të ishte rrugë në një drejtim”.
“Duke votuar për Ushtrinë e Kosovës do të pështynim në varrin e çdo ushtari e polici të vrarë e të plagosur në Kosovë”.
Me këto fjalë është përgjigjur Aleksandar Jablanoviq, themelues i Listës Srpska dhe ish – ministër për Komunitete e Kthim në Qeverinë Kosovës ( i shkarkuar në janarin e vitit 2015 pas fyerjeve të nënave të viktimave të luftërave në Gjakovë) ndaj kërkesave të politikanëve shqiptarë të Kosovës që serbët në institucione kosovare të mbështesin formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, njofton gazeta “Veçernje Novosti” e Beogradit, transmeton Koha.net.
Jablanoviq njëkohësisht ka thënë se në Kosovë është në fuqi Rezoluta 1244 e KS të KB-së, sipas së cilës i vetmi formacion i armatosur është KFOR-i me mundësi të kthimit të pjesëtarëve të Ushtrisë serbe.
Dje, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Branimir Stojanoviq ka thënë se qëndrimi negativ i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.