Ja zonat e Prishtinës që do të mbesin pa ujë të pijshëm të premten deri në orën 23:00

E publikuar: 29/01/2025 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të premten nga ora 06:00 e deri në orën 23:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona, shkruan InfoSot.

Zonat që do të preken janë Lagjia Sofalia, Rruga “Shpëtim Robaj”, Lagjia Tasligje 1, 2, 3, 4 deri te Avalla, Rruga “Xhavit Ahmeti”, Rruga “Gani Balaj” dhe rruga “Sali Butka”.

“Arsyeja e ndërprerjes bazohet në kërkesën e komunës së Prishtinës për kyçjen e gypit fi 400 mm në rrugën “Xhavit Ahmeti”, thuhet në njoftim.