Departamenti Amerikan i Tregtisë vuri Huawei në listën e zezë e cila nuk lejon kompanitë Amerikane të bëjnë biznes me gjigandi Kinez të telekomunikacionit pa aprovimin e qeverisë.
Kompanisë i është dhënë një licencë e përkohshme eksporti për 90 ditë.
Vendimi vjen në një moment tensionesh mes SHBA-së dhe Kinës dhe shumë kompani, jo vetëm Kineze por edhe Amerikane po e pësojnë.
Trump akuzon Huawei se bashkëpunon me Pekinin për të përgjuar vendet Perëndimore. Vajza e themeluesit të Huawei është nën arrest shtëpie në Kanada që prej Dhjetorit dhe akuzohet për shkeljen e sanksioneve Amerikane ndaj Iranit.
Trump ka kërkuar nga aleatët të ndalojnë përdorimin e teknologjisë së Huawei. Tashmë administrata ka shkuar një hap më tutje. Google dhe Microsoft nuk ofrojnë më shërbime e as softuerë për Huawei.
Google i ofronte Huawei aplikacione esenciale si Gmail, Google Maps dhe YouTube. Sipas të dhënave të publikuara nga Statista, Evropianët përdorin telefonët Huawei shumë më tepër sesa Amerikanët.
Në fakt në disa vende si Italia telefonët Huawei përbëjnë 24% të të gjithë telefonëve në qarkullim. Ata janë po aq popullor në Spanjë, Gjermani, Francë, Zvcirë dhe Britani. /PCWorld Albanian