Ja si u masakruan turistët çekë

E publikuar: 04/07/2015 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbardhen detaje të reja të vrasjes së dy turistëve çekë në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Sipas policisë, mësohet se njeri nga autorët ndodhej në makinë bashkë me dy çekët dhe i ishin drejtuar Shkodrës.

Ndërsa dy grabitës të tjerë dyshohet se i kanë zënë pritë makinës për t’i grabitur.

Turistët nuk janë bindur dhe u ekzekutuan me automatike.

Mikael Svatos dhe Ana Kosinova, dy turistë çekë, u vranë barbarisht në mbrëmje vonë në fshatin Prekal kur po ktheheshin nga një kamp me çadra.

Nga policia dyshohet se një nga autorët e ekzekutimit të tyre ndodhej në makine me të rinjtë, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini drejt Shkodrës.

Sapo kaluan qendrën e fshatit, rreth 15 km pa mbërritur në Shkodër, mësohet se u është zënë prite nga dy persona të tjerë. Turistet nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar dhe janë qëlluar me armë zjarri në kokë nga bashkëudhëtari, raporton abc.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina është kthyer përmbys pasi është qëlluar në drejtim të tyre.

Sipas policisë, grabitësit i janë afruar fuoristradës tip Nissan dha kanë qëlluar sërish mbi trupat e turistëve.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se 70 plumba kanë përshkruar në trup dhe në kokë drejtuesin e mjetit dhe pasagjeren nga Çekia.

Kalimtarët e rastit njoftuan policinë duke dyshuar fillimisht për një aksident, i cili më pas rezultoi se është vrasje.

Në automjet është gjetur një armë automatike, ndërsa jashtë automjetit është gjetur një krehër rreth 30 m larg dhe 2 gëzhoja rreth 10 m nga krehëri.

Gjithashtu mësohet se brenda në makinë ka shumë gjurmë gishtash, të cilët mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve të vrasjes.