Dasma e Sinanit pati një jehonë të madhe në rrjetet sociale, ku fotot me mesazhe qesharake komentoheshin gjerësisht. Por ndërsa shumë personazhe VIP kanë qënë të pranishëm në dasmë, ka pasur edhe emra të njohur të cilët nuk i është dërguar një ftesë për të qënë të pranishëm.
Aulona dhe Fatma nuk kanë nguruar të thumbojnë këngëtarin nga kjo “padrejtësi” që ju ka bërë. Në një video që Aulona ka postuar në Facebook, duket sikur ka rënë në “dëshpërim” nga mërzia që nuk ishte e ftuar në dasmën e Sinanit.
“Pas lajmit për dëshpërimin e të “paftuarave”, në dasmën e Sinanit, vjen lajmi tragjik: Aulona vret veten nga dëshperimi!”, ka shkruar ajo bashkëngjitur videos. /albeu.com
https://youtu.be/uGa1jbmW5vE