Ja disa këshilla të vlefshme se si ta mbani të pastër zonën intime dhe të parandaloni shfaqjen e infeksioneve:
Mbajeni gjithmonë të pastër zonën intime duke u depiluar.
Lahuni çdo ditë me ujë të pastër e të bollshëm.
Kujdes zonën midis hapjes vaginale dhe anusit, sepse mund t’i bashkangjiten infeksionet apo bakteret.
Përdorni të brendshme pambuku.
Mos përdorni sapunë të fortë antibakterialë, sepse mund të shkaktojnë tharjen e zonës përreth dhe heqjen e baktereve të dobishme.
Shpëlahuni me ujë kamomili 2-3 herë në javë.


















