Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur bile (lëngu i tëmthit) ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit.
Bila përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubinë. Kripërat biliare shpërbëjnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes) ngjyrën e verdhë. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare ose bilirubine, në situata të caktuara formohen gurët.
Llojet e gurëve të tëmthit janë: gurë kolesteroli dhe gurë pigmenti.
Gurët e kolesterolit zakonisht janë me ngjyrë të verdhë në jeshile dhe përbëhen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre.
Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyre të errët, të përbërë nga bilirubina.
Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngut të tëmthit) nëse ato vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e hollë.
Ekzistojnë disa shenja paralajmëruese nëse ne do të gjendemi në një situatë me të vërtetë serioze. Nëse ju do të vuani nga gurët e veshkave do të ken; temperaturë e lartë, zverdhje lëkure dhe dhimbje të qëndrueshme.