Shpërndarjen e faturave KEDS-i po vazhdon ta bëj në mënyrë kundërligjore. Një punëtor i KEDS-it në mënyrë të papërgjegjshme ka shpërndarë faturat e energjisë elektrike duke i lënë nëpër korridore.
Para disa muajve Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur KEDS-in për shkelje të privatësisë sepse faturat i ka shpërnda në mënyrë jo adekuate, por përkundër kësaj kjo kompani po vazhdon përsëri ta bëj të njëjtën.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku shihen faturat në ne lagjen e spitalit ne rrugën Muharrem Fejza.