Në një El Clasico është e rëndësishme ajo që skuadrat prodhojnë në fushë por njëkohsisht dhe ajo që tifozët dhurojnë në tribuna, e cila nuk shfaqet me gola, por me koreografi.
Tifozët e Barcelonës dhe klubi blaugrana ashtu si zakonisht kanë përgatitur dhe për ndeshjen e kësaj fundjave, koreografinë me të cilën do të vishet “Camp Nou” në momentin që dy skuadrat do të zbresin në fushë e lojës. Duke qenë se tifozët shpesh konsiderohen si lojtari i 12-të i skuadrës, në këtë përbalje dekordi i stadiumit do të jetë i dedikuar pikërisht për fansat blaugrana, teksa në tribunën qëndrore do të shfaqet si dekor një fanellë e madhe e Barcelonës, me numrin 12. Ndërsa në pjesët anësore do të jenë të shkruara fjalët, lojtarët dhe tifozët, që nënkuptojnë se si futbollistët që zbresin në fushë gjithashtu dhe mbështetësit nga tribunat janë gjithmonë të pandarë nga njëri tjetri./supersport