Interneti Wireless (pa tela), fuqia e jashtëzakonshme që asnjëri nga ne nuk mund ta shohë, por që ka një rëndësi të madhe në vënien e kontaktit mes njerëzve dhe të dhënave.
Por çfarë nëse do të mund ta shihnit Wireless-in? Si do të dukej saktësisht?
Artisti Nickolay Lamn dëshironte të zbulonte këtë përgjigje, dhe ia kishte arritur me ndihmën e disa astrobiologjistëve. Ata kriuan një numër fotografishë ku treguan se si do të dukej Wi-Fi nëse syri i njeriut do të mund ta perceptontë atë.
Wi-Fi sinjalet janë fusha të energjive të cilat janë të përcjellura në mënyrë valore. Valët e Wi-Fi kanë një gjatësi dhe distancë të saktë mes vete si dhe udhëtojnë me të njëjtën shpejtësi, transmeton Indeksonline.
Fotografitë më poshtë shfaqin imazhe madhështore të sinjaleve dhe fushave të mbuluara nga Wireless-i. Ngjyrat e ndryshme te sinjaleve të interenetit tregojnë ndarjen e nën-kanaleve të ndryshme transmetuese. /Indeksonline/