A i keni besuar Dropbox-it nevojat tuaja të shpërndarjes së skedarëve? Së bashku me OneDrive dhe Google Drive, shërbimi është një prej tre lojtarëve kryesore në sektorin e ruajtjes së të dhënave.
Funksionet e aplikacionit janë të shumta por një prej tyre është mjaft i dobishëm. Bëhet fjalë për ruajtjen automatike të fotove të ekranit – screenshot.
Nëse jeni prej atyre që realizojnë një mori screenshot-e çdo ditë, kjo veçori ka për tju kursyer shumë kohë.
Ja sesi të ruani screenshot-et në Dropbox
Përpara se të hyjmë në detaje duhet të sigurohemi se keni instaluar aplikacionin Dropbox në kompjuterin tuaj.
Gjithashtu duhet të instaloni versionin më të fundit të Dropbox. Nëse e keni të instaluar pasi të shtypni butonin Print Screen do të vëreni një kuti dialogu në ekran e cila u kërkon të ruani automatikisht screenshot-et në Dropbox. Përzgjidhni opsionin Save Screenshots using Dropbox.
Nëse keni përdorur prej kohësh Dropbox por e keni injoruar një njoftim të tillë në ekran atëherë ndiqni këto hapa:
- Dopjo klik mbi ikonën Dropbox në taskbar
- Klikonin ikonën në formë ingranazhi
- Përzgjidhni opsionin Preferences
- Klikoni Import
- Klikoni Share screenshots using Dropbox
Për të ç’aktivizuar këtë veçori kryeni të njëjtën procedurë duke hequr opsionin e fundit. /PCWorld Albanian