A shpenzoni kohë duke u përpjekur për të krijuar e-mail-in profesional perfekt? Në të vërtetë ky është një art më vete por nuk është aq i vështirë për tu mësuar.
Normalisht nuk keni pse të krijoni një super e-mail për çdo e-mail që merrni. Dhe kjo do ju kursente kohë të vyer.
Përgjigjet e regjistruara janë një mënyrë. Por edhe shembujt në internet janë alternativë tjetër.
Ju mund të krijoni një përgjigje për e-mail-e të caktuara dhe ti ruani në Word apo NotePad.
Në internet mund të gjeni shumë shembuj profesionalë dhe madje falas. I tillë është ProEmailwriter i cili ofron për ju një përgjigje sipas e-mail-eve specifike.
Do të gjeni deri në 21 shembuj e-mail-esh, formale dhe të zakonshme. Kopjoni atë që keni nevojë dhe përshtateni sipas situatës tuaj. /PCWorld Albanian