I keni dëgjuar historitë horror kur një grua humbiste vendin e punës sepse kishte postuar diçka një dekadë më parë. Apo burri i cili u poshtërua sepse publikoi një cicërimë e cila mund të interpretohej gabimisht nga kushdo.
Realiteti është me personalitetet tona në median sociale janë një zgjatim i personalitetit tonë real.
Ka roje pafund që kontrollojnë identitetin online e lista vazhdon. Nëse jeni penduar për diçka që keni publikuar më parë, ju mund ta fshini lehtësisht pa marrë masa drastike si mbyllja e llogarisë.
Ja sesi të fshini të gjitha cicërimat
Twitter në të vërtetë nuk ofron një mënyrë për fshirjen e të gjitha cicërimave. Në fund të fundit heqja e përmbajtjeve nga rrjeti social nuk është në interesin e kompanisë.
Në vend të saj do të përdorim një mjet nga një palë e tretë. Quhet TweetDelete dhe mund të fshijë automatikisht deri në 3,200 cicërima njëherazi.
Ndiqni hapat sesi të përdorni Tweet Delete:
- Vizitoni faqen TweetDelete
- Klikoni Sign in with Twitter dhe autorizoni aplikacionin
- Klikoni kutinë Delete All my existing Tweets before activating this schedule
- Klikoni kutinë Post to my feed to let my friends know i activated TweetDelete dhe Follow @Tweet_Delete for future updates
- Klikoni Activate TweetDelete
- Sapo procesi të komplotohet hapni llogarinë në Twitter shkoni në Settings and Privacy – Apps dhe revokoni aksesin e TweetDelete. /PCWorld Albanian