Më në fund Microsoft ka gjetur një zgjidhje për përditësimet e Windows dhe përdoruesit janë të lumtur tashmë.
Windows Update përmban orët aktive, ri-ndezjet manuale dhe ndërprerjet manuale të përditësimeve.
Kështu do të keni versionin më të fundit të sistemit operativ pa u shqetësuar për kontrollin e vazhdueshëm të përditësimeve.
Por është një pjesë e Windows Update që ka nevojë për vëmendjen tuaj: skedarët e vjetër që ngelen pas. Ata mund të zënë shumë hapësirë.
Në vend që të prisni për Windows-in të pastrojë këto skedarë pse të mos e bëni ju?
Ja sesi të fshini skedarët e vjetër të Windows Update
- Hapni menunë Start dhe shkruani Control Panel e më pas shtypni Enter
- Shkoni tek Administrative Tools
- Një dopjo klik në Disk Cleanup
- Përzgjidhni opsionin Clean up system files
- Përzgjidhni opsionin Windows Update Cleanup
- Nëse është i disponueshëm mund të përzgjidhni edhe opsionin Previous Windows installations.
- Klikoni OK
- Prisni që Windows të kryejë procesin e fshirjes së skedarëve. /PCWorld Albanian