Google bëri të ditur se Gmail do të ofronte mbështetje për caktimin e e-maileve për dërgime të mëvonshme(skedulimin e tyre) në Prill të 2019-ës por funksioni vetëm sot është bërë i disponueshëm.
Më përpara duhej të përdornit shtojca nga palët e treta për të realizuar këtë proces. Për fat të mirë funksioni i ri i Gmail është shumë i lehtë për tu përdorur.
Për të skeduluar një mesazh nga Gmail në desktop ndiqni këto hapa:
- Shkruani një e-mail të ri
- Klikoni butoni në formë tre këndore ngjitur me butonin blu “Send”
- Zgjidhni një orar që dëshironi
- Klikoni “Schedule send.”
Procesi është plotësisht i ngjashëm me Gmail në platformat mobile. Por në vend që të klikoni butonin “Send” gjatë shkrimit të një e-mail, duhet të klikoni tre pikat vertikale në cepin e djathtë lart të ekranit.
Menjëherë do të hapet një dritare e re ku mund të vendosni orarin ku dëshironi ta dërgoni. Gjetja e e-maileve të skeduluara dhe anulimi i tyre është i lehtë. Një fold i ri “Scheduled” do të shfaqet në destop dhe mobile.
Thjeshtë klikoni mbi një mesazh në folderin përkatës dhe klikoni “Cancel send.” /PCWorld Albanian