Teorikisht ka qenë e mundur që një uebfaqe ose aplikacion të vidhte fuqinë e procesorit tuaj për të gërmuar monedha kriptografike duke shkarkuar baterinë e gjithashtu edhe paketën e internetit në proces e sipër.
Sipas BuzzFeed, edhe rrjetet e reklamimit kanë gjetur një mënyrë të ngjashme me disa video reklama që fshihen pas banerëve tradicional në aplikacione Android dhe që shterojnë fuqinë e pajisjes suaj.
BuzzFeed thotë se nuk janë zhvilluesit e aplikacioneve ata që duhet të akuzohen dhe kishte pasur ankesa të shumta prej tyre pse aplikacionet po thajnë bateritë e përdoruesve dhe paketat e internetit.
Raporti sugjerojnë se rrjetet e reklamimit ku janë regjistruar janë hakuar. BuzzFeed kishte gjetur gjurmët e një kompanie quajtur OutStream Media, një filial i Aniview që ka një platformë vetëshërbimi.
Mashtrimi nuk i ka kushtuar vetëm konsumatorëve por edhe rrjeteve të reklamimit ndërsa mashtruesit blejnë pjesë reklamash me kosto të ulët dhe i mbushin me video reklama të shtrenjta duke fituar në proces.
Teknika ka një emër dhe njihet si “in-banner video ads”. BuzzFeed tha se nga këto reklama kompanitë mashtruese fitonin me dhjetëra miliona dollarë çdo muaj. /PCWorld Albanian