Disa modele false të iPhone kanë mjaftuar për të mashtruar vetë Apple që i prodhon, sidomos nëse nuk ndizen dot.
Quan Jiang, një Kinez i cili jetonte në Oregon të Shteteve të Bashkuara përfitoi nga një skemë garancie duke mashtruar gjigandin e teknologjisë dhe marrë plot 1,500 iPhone.
Sipas Bloomberg, Jiang importonte iPhone të rremë nga Hong Kongu dhe sot është shpallur fajtor për trafikimin e sendeve të falsifikuara.
Raportohet e mëhershme thonin se ai bashkëpunonte me një tjetër person i quajtur Yangyang Zhou i cili gjithashtu është shpallur fajtor.
Dokumentet e gjykatës tregojnë sesi skema është orkestruar. Jiang kishte importuar 3,000 iPhone dhe dërguar pranë Apple për ti zëvendësuar përgjatë dy viteve. Ai u thoshte dyqaneve me emra të ndryshëm se pajisjet nuk ndizen më dhe duhet të zëvendësohen.
Kompania arriti ti zëvendësonte 1,493 të tillë dhe ti refuzonte 1,576 prej tyre. E gjitha kjo përkthehet në 895,000 dollarë humbje për gjigandin e teknologjisë.
Për ti shndërruar në para modelet prej së vërteti ai i dërgonte në Kinë për ti shitur përmes partneri i cili ja dorëzonte paratë mamasë së tij.
Jiang rrezikon deri në 10 vite burg dhe 2 milionë dollarë gjoba. Dënimi i tij do të jepet më 28 Gusht. /PCWorld Albanian