Huawei i është garantuar një liçencë 90 ditore nga qeveria amerikane për të “mirëmbajtur dhe suportuar pajisjet dhe rrjetet operacionale ekzistuese, duke përfshirë përditësimet e softuerit, në varësi të kontratave të ligjshme dhe marrëveshjeve të ekzekutuara midis Huawei dhe palëve të treta, ose me 68 palë të treta jo-amerikane, përpara 16 Majit 2019.”
Google ka pezulluar një nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave të Android, Huawei, për përditësimet e Android, pasi administrata Trump i ndaloi kompanisë të blejë komponentë dhe teknologji Amerikane.
Kjo do të thotë që Google (apo çdo kompani tjetër amerikane) nuk mund të mbështesë asnjë teknologji të kompanisë kineze pa miratimin e qeverisë.
Por çfarë do të thotë diçka e tillë për pronarët e smartfonëve Huawei?
Jashtë bazës së sistemit operativ Android, Google aktualisht liçenson shërbimet e Huawei, si Play Store, Google Maps, dhe aplikacione të tjera Google. Pas sanksioneve, Google nuk do të mund të liçensojë këto shërbime për smartfonët e rinj Huawei, por vetëm në ato ekzistuese.
For Huawei users’ questions regarding our steps to comply w/ the recent US government actions: We assure you while we are complying with all US gov’t requirements, services like Google Play & security from Google Play Protect will keep functioning on your existing Huawei device.
— Android (@Android) May 20, 2019
A do të vazhdojnë të punojnë smartfonët Huawei?
Po. Android është një sistem i hapur dhe i disponueshëm për këdo që dëshiron ta përdorë, prandaj baza e sistemit nuk është ndikuar. Vetëm shërbimet e liçensuara janë ato që janë ndikuar nga sanksionet. Google thotë se shërbimet Play Store dhe Google Play do të vazhdojnë të punojnë në smartfonët ekzistues.
A do të marrin telefonët Huawei përditësimet e Android?
Po. Por Huawei do të humbasë aksesin e mëparshëm në këto përditësime. Huawei do ti duhet të shtyjë këto përditësime vetë përdoruesve të tij dhe ti përshtasë për ndërfaqen e personalizuar të përdoruesit, gjë e cila mund të zgjasë me muaj.
Po në lidhje me përditësimet e sigurisë?
Huawei premton se do të mirëmbajë përditësimet e rregullta të sigurisë, por ato nuk do të vijnë direkt nga Google.
Deklarata e Google se pajisjet ekzistuese do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, sugjeron se pajisjet e reja do të ndikohen më shumë. Nuk është ende e qartë se ku do të qëndrojnë pajisjet e ardhshme Huawei dhe Honor.
Huawei ndërkohë po ndërton sistemin e vet operativ, dhe aktualisht i shet pajisjet pa shërbimet Google Play në Kinë ku është e ndaluar. Por duke bërë një sistem të ri operativ – me aplikacionet e veta – është një detyrë e madhe dhe konsumatorët mund të mos jenë të interesuar ose të prirur të presin. /PCWorld Albanian