I merr votat e nevojshme. Hashim Thaçi president i Kosovës

26.02.2016 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Mes gazit lotsjellës, koktejeve të molotovit dhe përleshjeve mes sigurimit të kuvendit dhe opozitës, Hashim Thaçi është zgjedhur president i ri i Kosovës.

Kryetari i PDK-së është zgjedhur tek në raundin e tretë President i Republikës së Kosovës. Në të dyja raundet e para Thaçi nuk arriti t’i merrte votat e nevojshme. Zgjedhja e Thaçit u vu në pikëpyetje në votimin e parë, pasi 27 prej fletëvotimeve ishin të pavlefshme.

Seanca për presidentin u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, pasi gazi lotsjellës ishte prezent gjatë gjithë kohës. Opozita ishte e vendosur që ta pengonte zgjedhjen e tij, porse, brenda kuvendit nuk arritën ta ndalonin.

Gjatë kësaj seance u përjashtuan 11 deputet të opozitës me arsyetimin se veprimet e tyre ishin të jashtëligjshme. Ky veprim u kundërshtua nga opozitarët dhe ata u detyruan që të largohen nga salla plenare. Për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit, opozita po protestonte edhe jashtë hapësirave të kuvendit.

Prej dy ditësh opozita kishte protestuar në shesh duke vendosur tenda të shumta për të penguar seancën në të cilën pritej votimi për presidentin e ri të vendit. Mirëpo, përkundër protestës dhe mobilizimit të madh të opozitës, zgjedhja e presidentit nuk u arrit të ndalohet. Kjo është hera e parë që Kosova zgjedh një president në një seancë të tillë, ku përdoret gazi lotsjellës, ndonëse, këto seanca janë vetëm solemne./Zeri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%