Ismail Morina-Ballisti ka reaguar pas kallëzimit penal që i bëri Myftaraj.
Tifozi i flaktë i Kombëtares shqiptare, Ismail Morina-Ballisit, ka reaguar pas kallëzimit penal që i bëri gazetari Kastriot Myftaraj.
Ky i fundit do ta vë para gjykatës Ballistin, duke e cilësuar aktin e tij në Beograd si veprim terrorist.
Përmes faqes së tij në Facebook, Ballisti menjëherë pas publikimit të kallëzimit penal të Myftarajt shkroi: “Por Shqipëria do të rrojë, për të për të luftojmë ne”, duke postuar edhe flamurin kombëtar shqiptar.