Ja se si emigrantët shfrytëzojnë terrin për të kaluar kufirin në Britani (Foto)

E publikuar: 30/07/2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo drita të zbehet ata nisin të dalin nga hijet. Është pikërisht mesi i natës ku emigrantët tentojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me shpresën se atyre do të u ofrohet ushqim dhe shtëpi banimi.
“DailyExpress” shkruan se autoritetet tregojnë se sapo të bije terri mbi portin Calais, loja e maces me miun (mes policeve dhe emigranteve) fillon të luaj. Mijëra emigrantë që përpiqen të kalojnë Eurotunelin në Calais bëjnë një udhëtim në këmbë nga kampet e tyre, për të pritur deri sa të bije terri, për të kaluar më pas rrethojat afër kufirit, transmeton lajmi.net.

.

a
Sapo rrethojat të janë shkalur, ata kalojnë në platforma dhe tentojnë të fshihen nëpër vagonë të mallrave, për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar pa u vërejtur.

Zëdhënësi i Eurotunelit, John Keefe ne lidhje me këtë thotë: “Ata mendojnë se kanë gjetur një mundësi më të mirë për t’u fshehur në errësirë dhe kaluar pa u vërejtur. Kontrollimi i trenave mund të marr shumë kohë, dhe kjo nënkupton vonesë të konsiderueshme të vagonëve të mallrave. Pra është transporti i mallrave, jo transporti i njerëzve që po ndikohet nga kjo. Këto dyja kalojnë nëpër terminale të ndryshme”.

aa
Zëdhënësi Keefe ka shtuar se këta emigrant mund të shihen duke u ofruar terminaleve gjatë ditës, pasi që ata bëjnë rreth katër deri pesë kilometra marshim në këmbë nga kampet e tyre, dhe ata presin në hapësirë publike që të vije nata.
Ai ka shtuar: “Ata vendosen përreth terminalit, në hapësirë publike, dhe pastaj kur të bije terri fillojnë përpjekjet për të kaluar rrethojat”.