Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-nëntor, në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 19 vrasje.
Gjatë kësaj periudhe 11 mujore, kanë ndodhur 5004 raste të vjedhjeve, derisa numri i grabitjeve gjatë kësaj periudhe ka qenë 216 sosh.
Policia e Kosovës ka qenë efektive edhe në luftimin e rasteve të krimit të organizuar (arrestimin e të dyshuarve), ku gjatë 11 muajve të vitit 2015, janë arrestuar 12224 persona të dyshuar për përfshirjen në akte të ndryshme kriminale, transmeton Telegrafi.
Sipas këtyre të dhënave, janë konfiskuar 1122 armë dhe 26094 municione tjera.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe (11 mujore) janë goditur 32 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 497 kilogramë substancë narkotike.
Janë arrestuar 165 persona dhe janë ngritur 59 kallëzime penale, duke i shkatërruar pesë grupe kriminale dhe menaxhuar me sukses protestat, tubimet dhe aktivitete tjera publike.
Derisa në luftën kundër terrorizmit, sipas Policisë së Kosovës, në periudhën janar-nëntor janë hapur 28 raste të reja, janë ndërmarrë pesë operacione, 12 bastisje, janë arrestuar 21 persona, ndëras ngritur 15 kallëzime penale kundër 44 personave. /Telegrafi/
















