Sa do të ishit të gatshëm të paguanit për privatësinë tuaj?
Sipas “Sirin Labs”, një shoqërie që i ka zyrat në Zvicër, kjo vlerë mund të jetë 16.560 dollarë.
Është pikërisht ky është çmimi i “Solarin”, një prej smartphone Android që premton se është super i sigurt dhe që nuk mund të thyhet nga sulmet informatike.
I bërë publik në Londër, ky telefon është një mjet që i drejtohet sipërmarrësve, menaxherëve dhe milionerëve.
Të dhënat e tij janë ekran 5,5 polsh, kamera 23,8 megapixel, procesor Snapdragon 810 Qualcomm dhe përdor të njëjtin metal, që aplikohet në industrinë hapësinore.
Ka një memorie prej 128 GB, ku mund të arkivoni informacione që doni të mbani larg të tjerëve.
Sipas prodhuesve të tij, pika e fortë përse ky smartphone kushton 16.560 dollarë, është çështja e sigurisë.
Rreth 2 vite kërkime në laborator në Zvicër dhe në Izrael, i lejojnë atij të përdorë një teknologji që për momentin është e disponueshme vetëm nga agjencitë e sigurimit.
Telefoni ka një kriptimi të natyrës ushtarake. Duke prekur pjesën e pasme aktivizohet modalitet i sigurisë dhe që çaktivizon të gjitha funksionet dhe mban vetëm telefonatat dhe mesazhet tërësisht të kriptuara.
“Nuk pranojmë që të jetë çmimi ai që të përcaktojë cilën teknologji të përdorim. Me “Solarin” kemi thyer rregullat “, ka thënë Moshe Hogeg, presidenti i “Sirin Labs”.
Nga ana tjetër duhet pranuar se një sulm i vetëm informatik, mund të thyejë reputacionin dhe financat e kompanisë.