Barcelona ka caktuar çmimin e dëmshpërblimit në kontratën e re të sulmuesit Neymar.
Barcelona vazhdon të punojë në arritjen e marrëveshjes për kontratë të re me sulmuesin Neymar, aktualisht e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2018.
Gjiganti katalan dëshiron që reprezentuesi brazilian të nënshkruajë kontratë të re deri më 2021, kur do të jetë 29-vjeç.
Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka caktuar çmimin prej 190 milionë euro si dëmshpërblim në kontratën e re të tij.
Neymar spekulohet se kërkohet nga Manchester United dhe Real Madrid.