Ja sa kushtojnë lavdërimet e Buzhalës (Dokument)

E publikuar: 12/04/2016 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 2010 është kryer një pagesë nga kompania e Behxhet Pacollit, kryetar i AKR-së, në vlerë prej 8 mijë frangash zvicerane ndaj Berat Buzhalës.

Kjo pagesë është bërë me qëllim që permes një shkrimi, gazetari ‘i pavarur’ Berat Buzhala ta lavdërojë Behxhet Pacollin në mënyrë që të ndikojë në rregullimin e imazhit të këtij të fundit.

Alessandra Casoli, agjente në Mabetex Co., paguan 8 mijë franga për Berat Buzhalën, ashtu siç mund ta shihni më poshtë në faturë.

buzhala1buzhala2

Është shumë mire që hetohen dhe hulumtohen pasuritë jo vetëm të komandantëve, por të secilit që pasurohet në forma të parregullta, por Berat Buzhala është njeriu i fundit që mund ta bëjë këtë. Madje ai vetë duhet të hetohet dhe hulumtohet.