Sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic është dënuar me katër ndeshje moslojë pasi deklaratave që bëri pas humbjes nga Bordeaux, muajin e kaluar.
Sulmuesi suedez është kapur nga kamerat duke akuzuar gjyqtarin Lionel Jaffredo pas disfatës 3:2 dhe etiketoi Francën si ”një shtet m*ti”. Më pas 33-vjeçari kërkoi falje dhe tha se ai nuk do nënshkruante kontratë të re me PSG nëse nuk do ta donte jetën në Francë. Federata Franceze e Futbollit (LFP) vendosi që ai të mos luajë katër ndeshje dhe do t’i humb ndeshjet ndaj Nice, Lille, Metz dhe Nantes, teksa do mungojë edhe në sfidën e parë çerek-finale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës./veqsport.com/