Seksi është më i mirë me femrat e shëmtuara. Të paktën kështu na thonë kërkuesit holandezë!
Sipas një studimi të fundit të kryer në universitetin “Raboud” në Holandë, meshkujt ndihen më mirë me një femër jo shumë të bukur.
Pse ndodh kjo? Sipas studiuesve, ankthi i meshkujve është më i madh kur ata ndodhen përballë një femre shumë të bukur, ose për të cilën kanë ndjenja të forta.
Kërkuesit holandezë kanë matur nivelet e përqendrimit te meshkujt kur atyre u tregoheshin fytyra femrash. Kur në video shfaqej një femër e bukur, niveli i përqendrimit binte.
Kjo shpjegohet kështu: Hormonet e stresit (kortizoli), nga njëra anë mund të hutojnë (ulin përqendrimin), nga ana tjetër, pengojnë përgjigjen seksuale. Është më e thjeshtë të bësh seks me një partnere, ku gjykimi nuk të intereson aspak, ngaqë është jo e bukur, thotë studiuesi.