Të dashur zotërinj! Ky artikull ka shumë rëndësi për ju dhe mund ta përdorni si provë përpara partneres suaj, nëse ju akuzon se ia ngulni shpesh sytë femrave, sidomos atyre që kanë pak ose aspak rroba në trup.
Nëse do lexojë këtë, ajo do jetë edhe krenare për ju.
Kjo sepse një studim në Angli ka arritur në përfundimin se meshkujve u rritet truri, kur shohin femra të veshura pak ose aspak.
E thënë më qartë: meshkujt bëhen më të zgjuar, mendojnë më qartë dhe më shpejt dhe vendosin më mirë.
Studimi është kryer për llogari të kompanisë Reign Design.
Meshkujve u janë vendosur përpara foto femrash me bikini dhe është testuar reagimi i trurit.
“Ky rezultat na ka lënë të befasuar,” tha Black Qin nga Reign Design.