Seksi është një nga kënaqësitë e jetës dhe shumë pak gjëra mund të cilësohen aq të kënaqshme saç është arritja e orgazmës. Kemi menduar gjithmonë se femrat ulërasin gjatë raportit seksual në mënyrë instiktive, duke qenë se për to nuk është dhe aq e thjeshtë të arrihet kulmi i kënaqësisë. Në të vërtetë, një kërkim i publikuar në Archives of Sexual Behavior, ka treguar se nuk ekziston asnjë lidhje mes orgazmës femërore dhe shprehive të tyre vokale e zanore. Është realizuar një sondazh në 71 femra të moshës nga 18 në 48 vjeç dhe në pjesën më të madhe të rasteve, ato kanë treguar një të vërtetë që do të lejë pa fjalë pjesën më të madhe të meshkujve. Femrat që ulërasin me të madhe gjatë raportit seksual, e bëjnë këtë gjë vetëm për të kënaqur dhe stimuluar partnerin e tyre. pra, ulërima përdoret si instrument manipulimi për ta bërë atë që të vijë më shpejt në orgazëm. Në pjesën më të madhe të rasteve, femrat ulërasin gjatë raportit seksual, kur seksi iu provokon mërzi, lodhje, gjendje jo të mirë apo kur duan të përfundojnë sa më parë raportin. Nga ana tjetër, mashkulli është i bindur se ulërimat e femrave tregojnë për një performancë të mirë të tyre në shtrat. Në ndryshim me atë që mund të mendohet, pas kësaj sjelljeje nuk ka shumë llogaritje. Gjithçka vjen në mënyrë të natyrshme.