Gjatë tre mujorit të tretë financiar, Apple dha një lajm surprizë duke lënë në dyshime analistët.
Kompania nuk do të ofrojë më detaje të shitjeve për asnjë prej produkteve. Vitet e fundit analistët dhe investitorët janë fokusuar tek numri i produkteve që kompania ka shitur, veçanërisht ato të iPhone, por Apple beson se kjo shifër nuk përfaqëson realisht potencialin e produkteve të reja.
Por pse? Kur shitjet e telefonëve u ngadalësuan për shkak të mbingopjes së tregut dhe progresit të ngadaltë teknologjik, Apple vendosi të hyjë më thellë në segmentin e produkteve premium.
Kostoja mesatare e një iPhone u rrit ndjeshëm duke ndikuar edhe në të ardhurat e këtij biznesi.
Por ndërsa të ardhurat u rritën, shitje e iPhone kanë ngelur në vend në dy vitet e fundit. Dhe kjo mbase është arsyeja pse Apple ka vendosur të mos publikojë më shifrat e shitjeve. /PCWorld Albanian