Kongresi Mobil Botëror në Barcelonë tradicionalisht ka qenë shfaqja më e madhe e vitit për inovacionet mobile dhe Huawei do të jetë një prej kontributorëve.
Kompania Kineze ka publikuar një ftesë e cila konfirmon debutimin e telefonit me ekran që paloset në MWC 2019.
Come with us to explore #ConnectingTheFuture LIVE from #MWC @GSMA. Are you ready to reveal the unprecedented? #HuaweiMWC #MWC2019 pic.twitter.com/ErPD7eKMh1
— Huawei Mobile (@HuaweiMobile) February 1, 2019
Aktiviteti i prezantimit do të mbahet më 24 Shkurt.
Në një cicërimë më vete Huawei thotë se bota do të njihet me telefonin e parë 5G me palosje.
LG gjithashtu ka përgatitur një surprizë 5G. /PCWorld Albanian