Apple ka planifikuar një dizajn të ri për MacBook Pro këtë vit tha analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo.
Linja do të udhëhiqet nga një model me ekran mes 16 deri në 16.5-inç dhe do të ishte hera e parë që prej 2012-ës që Apple shet një laptop me ekran të madh që prej MacBook 17-inç në 2012.
Kuo thotë se linja mund të përfshijë edhe një model 13-inç dhe mbështetje për 32GB RAM. Aktualisht vetëm modeli 15-inç mund të konfigurohet me këtë memorie.
Dizajni i ri do të ishte surprizues sepse Apple rimodeloi laptopët MacBook me Touch Bar në 2016-ën, katër vite pas prezantimit të ekraneve Retina.
Dizajni i ri me Touch Bar nuk ka provuar të jetë i suksesshëm dhe është kritikuar për ndjesinë por edhe mungesën e qëndrueshmërisë.
Apple ka përmirësuar tastierën me modelet me harduer të përditësuar por mund të kërkohet një zgjidhje më gjithëpërfshirëse.
Kuo beson se kompjuteri i shumëpritur Mac Pro mund të vijë këtë vit edhe pse Apple nuk ka thënë shumë.
Gjithashtu ai ka informacione për monitorin e jashtëm që do të rikthente Apple në këtë treg.
Monitori raportohet me një ekran 31.5-inç 6K dhe dizajn mini-LED. Hera e fundit që Apple shiste monitorë ishte 2016. /PCWorld Albanian