Trendi më i ri duket se është shfaqja e vaginës.
E ciluar si tabu dhe shpesh e censuruar ne media, falë mediave sociale mund të kthehet në trendin e këtij viti.
Jemi mësuar që tashmë Kim Kardashian të fotografohet lakuriq dhe të tregojë prapanicën e vet me të cilën krenohet, sivjet këtë gjë sërish e ka bërë për revistën “Love”, mirëpo këtë herë nga një perspektivë tjetër. Tani ka treguar vaginën e vet. A do të ketë edhe vagina e saj sukses dhe numër kryetitujsh sa edhe prapanica e saj? Këtë do ta tregojë koha, transmeton Telegrafi.
Gwyneth Paltrow në blogun e vet spa ben trajtim të vaginës së saj. Edhe pse gjinekologët nuk pajtohen me propozimin e saj, është fakt që trajtimi të cilit i ekspozohet vagina avullit nga uji qëmoti ekziston dhe që femrat me shumë dëshirë e praktikojnë.
Duke shpresuar që do të ngrihet vetëdija mbi mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar, Alison Turkos, këshilltare aborti, ka publikuar në Twiterin e vet xhirimin e vendosjes së spirales.
Khloe Kardashian e cila nuk njeh kufij kur është fjala për ndarjen e intimitetit të saj me të tjerët, ndërkaq ky njëkohësisht ishte edhe rasti kur në profilin e vet në Instagram ka publikuar emrin e vaginës së vet. E ka quajtur Camel.
Trajneri holistik i seksit, Kim Anami, ka filluar programin për forcimin e muskujve vaginalë. Në të vërtetë, fjala është për kursin i cili zgjat 8 javë dhe përbëhet nga ngritja e peshave, meditimi dhe leksionet nga anatomia.