Ja përse femrat fotografohen lakuriq dhe çka fantazojnë (Foto)

E publikuar: 08/04/2015 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dërgimi i fotografive seksi është bërë trend njëherë te personazhet e famshme dhe pastaj midis femrave të tjera. Ky fenomen i ka interesuar edhe shkencëtarët të cilët janë marrë me këtë çështje.

Kur e dinë që janë të dëshiruara, femrat eksitohen, transmeton Telegrafi. Shënimet tregojnë që mënyra në të cilën femrat përjetojnë vetveten është faktor i rëndësishëm në përvojën e tyre seksuale dhe në jetën e tyre seksuale në përgjithësi, si edhe kjo ndikon në nevojën që të dominojnë ndaj partnerit.

Studimet e bëra kohë më parë kanë konstatuar që te më shumë se gjysma e femrave fantazitë seksuale janë shprehje e dëshirës që të jenë të parezistueshme te meshkujt.

Në një studim, 47 për qind e femrave kanë thënë që fantazojnë veten si striptizeta, femra nga haremi, ndërkaq rreth 50 për qind e tyre fantazojnë seksin me më shumë se një mashkull.

Këto të dhëna të vogla që i kemi tregojnë për atë që erotizmi nuk mund të lidhet me ato që na thonë të tjerët që duhet t’i bëjmë.

Sjellja e këtillë nuk është rast i rrallë as te meshkujt, gjë që studiuesit e lidhin me gjenetikën. Ata thonë që meshkujt impulset e tilla i kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre primitivë të cilët për të treguar interesimin për seks, majmunët femrave ua kanë treguar penisët e tyre.

 /Telegrafi/