Ambasadori Robert Bosch ka thënë se seanca e votimit të amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale është shtyrë për shkak të amendamenteve që kanë ardhur në minutën e fundit.
“Kuvendi i Kosovës ka shtyrë votimin për Dhomat e Posaçme siç pohohet për shkak të pranimit të amendamenteve në minutën e fundit”, ka shkruar Ambasadori holandez në twitter.