Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ai kurrë nuk ka keqpërdorur parën publike dhe asnjëherë nuk do të bëjë diçka të tillë.
“Në qoftë se një Gjykatë do të argumentonte se një cent i Kosovës është keqpërdoru nga unë, unë do ta vras veten”, ka thënë Bahtiri duke shtuar se “unë kam ardhur për të punuar dhe kontribuar për këtë vend”.
Bahtiri ka thënë se do të donte që rastin e tij ta trajtojë EULEX-i.
“Qysh po e shoh procedurën si ja kanë nisur, që sipas mendimit tim janë të montuara”.
“Mua kurrë as babë as gjysh dhe as dikush tjetër nuk ka qenë në gjyq as unë nuk kam qenë kurrë”.
“Kam pasur presion nga familja që të jap dorëheqje sot. Por, unë nuk do të jap”, tha Bahtiri.
Këto komente Bahtiri i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës derisa ka folur për aktakuzën që ka ngritur Prokuroria Speciale kundër tij rreth një kontrate të nënshkruar nga ai në vlerë prej 760 mijë eurosh pa tender publik.
Prokuroria Speciale e akuzon Bahtirin se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar dhe për marrëveshje për kufizimin e konkurrencës.
klankosova.tv



















