Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar pasurinë e tij tek Agjencioni Kundër Korrupsion.
Ai nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme por e ka sqaruar tek rubrika “Të dhënat tjera” ku thotë se banesa e prindërve që është tek “Perandori Justinian” në vlerë 80.000euro nuk është përkthyer ende dhe pasi të përkthehet në pronësi të nënës do ta paraqet në AKK. Kurse për shtëpinë në të cilën banon në Çagllavicë ka thënë se është në pronësi të vllaut dhe dokumentacioni është paraqitur në AKK në vitin 2014.
Pasuri të luajtshme Ahmeti ka deklaruar një makinë Skoda SuperB me vlerë 17.000euro dhe një makinë Peugeot në pronësi të prindit me vlerë 7.000euro.
Shpend Ahmeti, para të gatshme që i mbanë në bankë ka 2.000euro në Bankën Ekonomike dhe 1.300euro të bashkëshortes në Bankën TEB.
Kreditë e Shpend Ahmetit janë 11.600euro për t’i kthyer për 5 vite dhe që i kanë mbetur edhe 18 muaj kurse gjithashtu ai ka edhe kartelë kredie me vlerë 1.100euro.
Të hyrat vjetore i vinë nga paga e tij si kryetar i Komunës së Prishtinës me shumë 16.000euro, paga e bashkëshortes 7.500euro nga Insituti GAP dhe ka pensionin e prindit nga Trusti me vlerë 3.200euro.
Kliko këtu: http://akk-ks.org/2015/Komunat/Komuna_e_Prishtines/Shpend_Ahmeti.pdf