Ekonomisti i njohur, Mohamed A. El-Erian, në një shkrim të botuar trregon pasojat e mosaprovimit të kërkesave të kreditorëve për qeverinë greke në referendumin e djeshëm në Greqi. Ai spjegon në detaje, duke u munduar të parashikojë implikacionet ekonomike në marrëdhëniet BE-Greqi.
Duke dëgjuar qeverinë e tyre, dhe duke votuar “JO” në referendumin e së dielës, Greqia dërgoi një mesazh të qartë. Pothuajse, njëjtë sikurse portretizimi fiksional i amerikanëve në filmin “Newtork”, ku hapin dritaret krah më krah dhe bërtasin fuqishëm: “Jam i zemëruar deri në skaj, dhe nuk mund të vazhdoj kështu më.” Grekët po kërkojnë që Evropa ta kuptojë ankthin e tyre, transmeton Indeksonline.
Në këto rrethana, siç duket, vetëm një numër i vogël i liderëve evropianë dëshirojnë të dëgjojnë, e aq më pak janë të gatshëm të aprovojnë masat lehtësuese që Greqisë i duhen sa më shpejtë. Implikimi i kësaj situate do të ndjehet së pari në Greqi, poashtu edhe në Evropë e më largë, transmeton Indeksonline.
Fitorja e kampit të “Jo-së”, me më shumë se 60 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, fillimisht do të shkaktojë rënie të stoqeve në nivel global, si dhe do të shoqërohet me presionin e çmimeve të vendosura nga Greqia.
Duke qenë se liderët evropianë janë kapur të papërgaditur, ata menjëherë do të kërkojnë që të ndërmarrin iniciativa: Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande do të takohën në Paris të hënën, për të ardhur në një përfundim të përbashkët. Në një botë perfektë, këta dy liderë do të lëviznin shpejtë dhe me kujdes që konflikti me qeverinë greke të jetë i kaluar, duke e zbutur ashpërsinë dhe zemërimin që çoi tek referendumi.
Pa marrë parasysh këto sfida, ende, grekët dhe evropianët nuk kanë shumë kohë për veprime të përbashkëta. Situata e rënduar në Greqi do të përkeqësohet edhë më shumë përpara se ata të arrijnë ta përmirësojnë atë. Pa një asistencë emergjente financiare nga Banka Qëndrore Evropiane, vendi do ta ketë të vështirë ta rifunksionalizojë jetën normale në Greqi, dhe t’i hapë bankat që qëndrojnë ende të mbyllura.
Meçë hendeku po zgjerohet, shkurtimi i të mirave, përfshi produktet ushqimore dhe derivatet do të vazhdojnë të shkojnë nga përkeqsimi. Ekonomia do të vazhdojë të rrënohet, duke e rritur varfërinë dhe papunsinë. Ndërkaq, qeveria do të sfidohet me pagesat e pensionistëve dhe shërbyesve civilë.
Si rezultat i kësaj, qeveria do të detyrohet të lëshojë dokumente ku njeh borxhet që ka, që të mbaj ekonominë në funksion.
Ndërkohë, jashtë Greqisë mendime të ndryshme do të qarkullojnë vërdallë për ta ndalur trendin negativ. BQE-së do t’i duhet të aplikojë një program të ri të masave për të mbajtur një stabilitet regjional. Kjo do të zhvleftësojë euron.
Ndëkaq, të gjitha palët do ta shohin veten tek rrëshqasin në Planin B. Ky tranzicion do të jetë më traumatik për Greqinë se sa për BE-në.
Është e dyshimtë nëse Greqia do të mundet ta rifunksionaliziojë pozicionin e vet si anëtare normale e Eurozonës. Në fakt pa një menaxhim të mirë, Greqia shumë lehtë mund të rrëshqasë në një shtet të dështuar.
Krejt në fund, do të lind nevoja për një shpërthim fajësimi. Ky aktivitet joproduktiv mund të pëdoret nga Evropa si shembull i një dështimi dëshpërues.