Ish-partia Fryma e Re, e udhëhequr nga Shpend Ahmetit dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, e Nexhat Dacit, vazhdojnë të figurojnë në listën e zezë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Këto dy parti politike ende nuk e kanë paguar borxhin që i detyrohen këtij panel për shkelje të bëra gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet nacionale të vitit 2010/2011, transmeton Tribuna Channel.
Ish-partia e Shpend Ahmetit, Fryma e Re, e cila ishte shuar menjëherë pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, i ka mbetur borxh PZAP-së 3 mijë e 50 euro për shkelje të bëra gjatë fushatës zgjedhore.
Borxhli ndaj PZAP-së, ka mbetur edhe partia e Nexhat Dacit, LDD…
Më poshtë kronika e plotë