Sot në orët e para pas mesnatës në aksionin e policisë të zhvilluar tek Liqeni i Badovcit, në Magjistralën Prishtinë-Gjilan, janë arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm, transmeton Indeksonline.
Indeksonline ka siguruar emrin e njërit prej tyre dhe fotografinë e tij. Ai është Milazim Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut.
Sipas burimeve të Indeksonline, ai thuhet të jetë biznesmen i njohur në ato anë dhe se qëndron mirë me të ardhurat financiare.