Lajmet

BE-ja në verë përzgjedh gjykatësit për Specialen

07.06.2016 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BE-ja në verë përzgjedh gjykatësit për Specialen

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë deklaruar Radios Evropa e Lirë se ende po ndërmerren hapa logjistikë dhe administrativë për krijimin e Gykatës Speciale.

Një zëdhënëse e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Dinka Zhival, tha për REL se procesi i punësimit të gjykatësve ende nuk ka filuar, megjithëse një konkurs për personelin tjetër është përmbyllur më 27 maj.

“Pritet që gjatë verës të mbahet konkursi i dytë, gjithëpërfshirës, kur do të punësohen edhe gjykatësit. Plnaifikohet, gjithashtu, që kur të përmbushen të gjitha kërkesat fillestare, Dhomat e Specializuara në Kosovë në kohë të mbajnë konferencën me gazetarë me të cilën opinionit do t’i shpjegohet procesi aktual dhe mandati i tyre“, tha Zhival për REL.

Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq, thanë se i kanë kryer të gjitha obligimet e tyre për krijimin e Gjykatës Speciale përfshirë edhe miratimin e ligjeve që ndërlidhen me këtë çështje.

Gjykata Speciale pritet të fillojë punën menjëherë pas përfundimit të procedurave të parapara dhe ajo thuhet se do të merret me “krimet e luftës të kryera gjatë periudhës së viteve 1998-2000“ nga, siç thuhet, “ish-pjesëtarë të ish-UÇK-së“.

Gjykata do të punojë nën përgjegjësinë e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, do të financohet nga fondet e BE-së dhe do të jetë e vendosur në Hagë.

Themelimi i Gjykatës Speciale pasoi një raport të Këshillit të Evropës të hartuar nga senatori nga Zvicra, Dick Marty, me të cilin “ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen të kenë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kosovë dhe trafikim të organeve njerëzore“. Senatori Marti implikoi në raportin e tij drejtuesit më të lartë të ish-UÇK-së.

Pohimet e Dick Martyt u hetuan nga një prokuror amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014, deklaroi se një ekip special i hetuesve “erdhi në përfundime të pakontestueshme për ngritje të akuzave për krime lufte ndaj individëve që kanë drejtuar me ish-UÇK-në, por nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”, transmeton rel.

Drejtuesit e ish-UÇK-së hodhën poshtë pretendimet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se “mund të ketë pasur individë të caktuar që mund të kenë kryer akte të tilla jashtë komandës së UÇK-së“.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje