Këto ditë jemi të përfshirë nga vala e madhe e refugjatëve sirianë të cilët për shkak të luftës në vendin e tyre po e lëshojnë vendlindjen e po treten rrugëve të Europës. Kjo na sjellë kujtime posaqërisht neve, kosovarëve.
Kemi qenë dëshmitarë që disa shtete janë sillur mjaft keq me ta, sikurse ka raportuar Indeksonline nga Gjevgjelia e Maqedonisë ku edhe kemi raportuar direkt. Gjë e njejtë sikurse u ka ndodhur kosovarëve në vitin 1999, në Bllacë, gjatë pritjes për të hyrë në Maqedoni, raporton Indeksonline.
Por, kosovarët në atë kohë u patën shpërndarë në tërë botën. Disa patën udhëtuar me aeroplanë nga Maqedonia e disa të tjerë nga Shqipëria.
Indeksonline po ju sjellë listën se ku ishin të shpërndarë kosovarët deri në qershor të vitit 1999, kur shumica e tyre u rikthyen në vendlindje, prej nga u larguan me lotë por me plotë besim që do të ktheheshin.
1. Shqipëri – 375,000 refugjatë të cilët kanë hyrë në Shqipëri por kanë depërtuar nga aty edhe në vende tjera
2. Maqedoni – 150,000 refugjatë prej nga gjithashtu kanë depërtuar nga aty edhe në vende tjera
3. Turqi dhe SHBA – 20,000 refugjatë
4. Gjermani – 10,000 refugjatë
5. Norvegji – 6,000 refugjatë
6. Austri, Kanada dhe Greqi – 5,000 refugjatë
7. Suedi – 5,000 refugjatë
8. Britani e Madhe – 4,346 refugjatë
9. Zvicrra – 1,670 refugjatë
10. Itali – 6,000 refugjatë legal dhe shumë të tjerë ilegal nëpërmjet Shqipërisë
11. Francë – mbi 5,000 refugjatë
12. Bosnje&Hercegovinë dhe Mal të Zi – të tjerë
Në artikullin e kohës, në ueb-faqen Migration Neës, thuhet se Britania e Madhe, Italia dhe Franca nuk kanë pranuar të jenë pjesë e planit për ndarjen e refugjatëve nga institucionet e Europës. Por me presionin e organizatave të OKB-së si UNHCR dhe RefËorld, ato pranuan që të marrin refugjatë./Indeksonline/
*Të dhënat numerike janë marrë nga lajmet e kohës dhe organizatat botërore të refugjatëve