Pak kohë pasi që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë hedhur vezë të prishura në veturën e Kryeministrit Isa Mustfa, Gazeta Blic, ka arritur ti siguroj një video incizim ku pas ‘sulmit’ ndaj makinës se Isës, shihen se janë ‘tubuar’ edhe disa polic.
Goditja e Kryeministrit u bë derisa ai ishte nën përcjelljen e mbi 100 policëve specialë, ashtu edhe siç informon Vetëvendosja, raporton gazetablic.com
Mustafa po shkonte si mysafir në një emision në Radiotelevizionin e Kosovës.
Në video, pasqyrohet situata pas, goditjes se veturës.
Kurse në një komunikatë të kësaj Lëvizje thuhet se ata do të vazhdojnë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila sipas tyre po e defunksionalizon shtetin e Kosovës.
“Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”, thuhet në komunikatën e VV-së. (Gazeta Blic)