Gruaja privilegjon aspektin global në marrëdhënie. Për të është e rëndësishme dashuria, shpirti, pjesëmarrja e ndjenjës në një raport nga ana e partnerit.
Një raport i zhveshur nga këto elemente nuk ka kuptim për femrat. Për këtë është e rëndësishme një “lojë” e nxehtë para çdo akti.
Por diçka që mund të jetë e kënaqshme për një femër, mund të jetë e bezdisshme për një tjetër. Edhe e njëjta femër nuk ka gjithmonë në kohë dhe vende të ndryshme të njëjtat dëshira apo bezdisje.
Si të veprosh në këto raste?
Është e rëndësishme që të realizosh një mënyrë të veçantë të prekuri, që asaj t’i pëlqejë dhe ta bëjë të ndihet mirë. Por këto lëvizje nuk duhet të përsëriten shpesh mekanikisht sepse bëhen monotone. Dhe këto ndjesi një femre i duhen falur jo vetëm gjatë një raporti, por edhe në momente të ndryshme, në mënyrë që ajo të ndjehet vazhdimisht e dëshiruar nga partneri. Një puthje e lehtë, një fjalë e ngrohtë, përkujdesja në momentin e duhur, vlejnë për të krijuar një atmosferë të përshtatshme shpirtërore të femrës gjatë marrëdhënies. Prandaj partneri më i mirë është ai që gjithmonë vëzhgon, kërkon, eksploron teknika, pika të ndjeshme të partneres së tij, për të vepruar me to edhe në situatat e nxehta në çift.
Puthjet
Mbi të gjitha gabimi i madh i meshkujve në disa raste duket të jetë se ata shpesh nxitohen, harrojnë puthjet e përkëdheljet dhe nuk dedikohen ndaj pikave më të ndjeshme, sikur t’iu duhet të nxitojnë për të mbaruar shpejt sepse kanë diçka tjetër për të bërë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që të dy partnerët të krijojnë një atmosferë të ngrohtë puthjesh e ledhatimesh, duke krijuar një klimë të përshtatshme për aktin seksual.
Prekja dhe sensualiteti
Masazhet, fërkimet e shpinës, të shputave të këmbëve, të kokës, janë gjithmonë të mrekullueshme dhe joshëse. Si pjesë të procesit të të bërit dashuri, këto “teknika” mund ta bëjnë seksin më të ngadaltë dhe më sensual. Kur një çift ka probleme me seksin, mund të zbulohet se ata janë fokusuar kaq shumë në organet gjenitale të tjetrit dhe nuk kanë lënë kohë për të mësuar se si ta prekin dhe ledhatojnë me dashuri njëri-tjetrin në të gjithë trupin. Shumë burra janë më të fokusuar se gratë në organet gjenitale dhe këta kanë nevojë të mësojnë mbi kënaqësitë e të prekurit.
Fantazitë
Pothuajse çdo njeri ka fantazi ose në formë imazhesh kalimtare, ose historish shumë të detajuara, sidomos femrat. Ato shprehin atë çka gjendet thellë në ndërgjegjen e njeriut, pjesë të së cilës duhen eksploruar dhe njohur. Mendimet dhe imazhet që mbarten në mendje mund të provokojnë reagime të forta fizike. Disa studiues seksologë pranojnë se truri është organi më i rëndësishëm që jep kënaqësi seksuale dhe disa gra kanë pranuar se ato mund të arrijnë në orgazëm vetëm duke fantazuar. Në fantazi mund të jesh gjithçka që imagjinon.
Seksi oral
Ndonjëherë seksi oral duket si forma më intime e dashurisë. Për disa individë seksi oral është më i sigurti për të sjellë orgazmën se shumë forma të tjera të të bërit dashuri. Gjithsesi, neve shpesh na ekziston ndjesia e turpit për “pjesët tona private”. Por rreziku i transmetimit të HIV-it dhe AIDS-it apo ndonjë sëmundjeje tjetër të transmetueshme seksualisht vazhdon të mbetet pengesa kryesore në zhvillimin e seksit oral.
Stimulimi anal
Kënaqësia e një femre mund të realizohet nga një partner i vëmendshëm, i cili mund ta stimulojë atë edhe duke prekur anusin me gishta, gjuhë, penis ose me çfarëdo objekti të hollë. Stimulimi anal mund t’i jepet dhe të merret me një partner femër ose mashkull. Për shumë persona kjo është një zonë shumë e ndjeshme seksualisht.
Marrë nga “COSMOPOLITAN”